Bojan Mariçiq zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së

Bojan Mariçiq zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së

Kuvendi sot zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) me shumicë prej dy të tretash. Nga 92 deputetë të pranishëm, 83 votuan “pro” që ish-ministri Bojan Mariçiq të emërohet kryetar i ri i KSHZ-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Abdush Demiri u zgjodh nënkryetar i Komisionit, ndërsa anëtarë u emëruan Aleksandar Dashtevski, Svetlana Karapetrova, Boris Kondarko, Angelçe Ristov dhe Ditmire Shehu.

Për këto pozita kishin aplikuar 16 kandidatë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë: një kryetar, një nënkryetar dhe pesë anëtarë.

Sipas ligjit, anëtarët e KSHZ-së duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, me diplomë në drejtësi, përvojë pune dhe pa lidhje partiake.

MARKETING