Urim i Mickoskit për Epifaninë: Të mbetemi besnikë ndaj vlerave, ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët

Urim i Mickoskit për Epifaninë: Të mbetemi besnikë ndaj vlerave, ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët

Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi urime me rastin e Festës së Epifanisë – Uji i bekuar, ku porosit që të mbetemi besnikë ndaj vlerave që na mbajnë të drejtë dhe të bashkuar dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët.

“Epifania është festë e zbulimit, pastrimit dhe ripërtëritjes, ditë kur uji, si burim jete, na kujton nevojën për pastërti shpirtërore dhe morale. Epifania gjithashtu mban mesazh të fuqishëm besimi, guximi dhe gatishmërie për të ndjekur rrugën e drejtë, edhe kur është vështirë. Shenjtërimi i ujërave dhe vendosja e Kryqit është traditë, por edhe mesazh i gjallë besimi, sakrifice dhe shprese!, publikoi kryeministri në Fejsbuk.

Kjo ditë e madhe, siç thotë, na kujton sa e rëndësishme është uniteti i ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë njerëzit.

“Në këto momente, njerëzit mblidhen, mbështesin njëri-tjetrin dhe ndajnë gëzim, duke treguar se komuniteti është më i fortë kur është i bashkuar rreth vlerave që na tejkalojnë të gjithë ne individualisht. Të rinjtë kanë vend të veçantë. Guximi dhe besimi i tyre janë kujtesë se e ardhmja ndërtohet me karakter, me edukim dhe me respekt ndaj traditës. Detyrimi ynë i përbashkët është të krijojmë një mjedis, ku do të rriten me një ndjenjë të fortë përkatësie dhe përgjegjësie ndaj shoqërisë. Epifania – Uji i Bekuar le të na sjellë forcë shpirtërore, durim dhe mençuri! Le t’u qëndrojmë besnikë vlerave që na mbajnë të drejtë dhe të bashkuar dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin me ndershmëri, solidaritet dhe kujdes për të mirën e përbashkët! Për shumë vite!”, publikon kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

MARKETING