Sonte nis Kampionati Europian i Hendbollit për meshkuj

Sonte nis Kampionati Europian i Hendbollit për meshkuj

Sonte fillon Kampionati i 17-të Evropian në hendboll për meshkuj. Ky kompeticion do të zgjasë deri më 1 shkurt, datë për të cilën janë planifikuar ndeshjet për medalje. Mikpritës të ngjarjes më të madhe kontinentale të hendbollit këtë vit do të jenë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia. Ky është Kampionati i dytë Evropian që do të zhvillohet në tri shtete, pas atij të vitit 2020. Ndeshjet do të luhen në disa qytete pritëse, ndërsa finalja e Kampionatit Evropian është caktuar të zhvillohet në Herning. Përfaqësueset janë të ndara në gjashtë grupe me nga katër ekipe, pas së cilës do të pasojnë raundi kryesor, gjysmëfinalet dhe ndeshjet për medalje. Maqedonia e Veriut pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian e nis nesër nga ora 20:30 në duel me njërin prej mikpritësve, përfaqësuesen e Danimarkës, pas së cilës do të luajë kundër Portugalisë dhe sërish kundër Danimarkës.

MARKETING