Sulme të reja izraelite ajrore dhe zjarr artilerie godasin zona në Gaza

Sulme të reja izraelite ajrore dhe zjarr artilerie godasin zona në Gaza

Ushtria izraelite ka nisur sot në mëngjes zjarr artilerie dhe sulme ajrore në disa zona të Rripit të Gazës, në një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit, raporton Anadolu.

Dëshmitarët thanë për Anadolu se artileria dhe avionët izraelitë kanë goditur lagjen al-Tuffah në lindje të qytetit Gaza ndërsa zjarr artilerie u drejtua edhe ndaj zonave lindore të kampit të refugjatëve Bureij në Gaza qendrore.

Në jug të Gazës, automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr në lindje të Khan Younis, sipas dëshmitarëve. Sulmet ndodhën në zona të Rripit të Gazës ku forcat izraelite mbeten të vendosura.

Ende nuk ka informacion të menjëhershëm për viktima ose dëme materiale.

Palestinezët kanë akuzuar Izraelin për shkelje të përsëritur të armëpushimit, që kishte ndalur luftën brutale të Izraelit që ka shkaktuar më shumë se 71.400 të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 171 mijë të plagosur që nga tetori 2023.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga armëpushimi janë vrarë afro 450 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1.200 të tjerë në sulmet izraelite.

Izraeli gjithashtu ka refuzuar të rihapë pikat e kalimit të Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar në nëntor 2025, që kërkon armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës, shpërndarje të pakufizuar të ndihmave humanitare dhe rindërtimin e territorit.

MARKETING