Presidenti sirian: SDF-ja dështoi të respektojë marrëveshjen e prillit në Halep

Presidenti sirian: SDF-ja dështoi të respektojë marrëveshjen e prillit në Halep

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa tha se organizata terroriste YPG/SDF nuk i është përmbajtur marrëveshjes së 1 prillit 2025 lidhur me lagjen Sheikh Maqsoud të Halepit, transmeton Anadolu.

Televizioni sirian Al-Ikhbariya raportoi se Al-Sharaa ka thënë se marrëveshja kërkonte tërheqjen e terroristëve nën ombrellën e SDF-së nga Sheikh Maqsoud dhe menaxhimin e sigurisë dhe shërbimeve me një numër të kufizuar të personelit të sigurisë së Ministrisë së Brendshme të mbetur, së bashku me banorët vendas për shkak të përbërjes unike shoqërore të zonës.

“SDF-ja në atë kohë njoftoi se tërheqja ishte përfunduar”, shtoi ai.

“Megjithatë, rreth dy muaj më vonë, përleshjet rifilluan dhe granatimet filluan të synonin lagjet e banimit aty pranë, përfshirë Sheikh Maqsoud, Ashrafieh dhe Bani Zaid, zona ku jetojnë arabët, kurdët dhe të krishterët”, tha Al-Sharaa.

Ai theksoi se predhat ranë në tregje dhe lagje civile, duke dëmtuar drejtpërdrejt sigurinë në të gjithë Halepin. “Dhuna e vazhdueshme ka dëmtuar përpjekjet për të promovuar Halepin si një qendër ekonomike, duke pasur parasysh bazën e saj industriale dhe bujqësore dhe rolin e saj si korridor kyç tregtar”, tha Al-Sharaa.

Presidenti sirian tha se shteti nuk mund të tërheqë investime globale ndërsa predhat hidhen nga një lagje banimi çdo disa muaj, duke shtuar se mbrojtja e Halepit dhe sigurimi i stabilitetit të saj mbeten përparësi kombëtare që nuk mund të kompromentohet.

Në mars të vitit 2025, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.

Në prill të vitit 2025, autoritetet siriane nënshkruan marrëveshje të veçantë lidhur me lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh, duke përcaktuar që të dy distriktet të mbeten pjesë administrative të qytetit të Halepit, duke respektuar veçoritë e tyre lokale.

Marrëveshja përfshinte dispozita që ndalonin manifestimet e armatosura, duke kufizuar armët vetëm për forcat e sigurisë së brendshme dhe duke kërkuar tërheqjen e SDF-së në zonat në lindje të lumit Eufrat në Sirinë verilindore.

Megjithatë, autoritetet thanë se SDF-ja nuk ka arritur t’u përmbahet kushteve të këtyre marrëveshjeve. Qeveria siriane ka intensifikuar përpjekjet për të rivendosur sigurinë në të gjithë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, pas 24 vitesh në pushtet.

MARKETING