Zelenskyy do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelenskyy do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi të mërkurën se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin energjetik të vendit për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sulmeve ruse që kanë lënë pjesën më të madhe të Kievit pa energji elektrike, transmeton Anadolu.

“Do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për sektorin energjetik të Ukrainës”, tha Zelenskyy në një deklaratë në platformën sociale amerikane X pas një takimi.

Ai shtoi se pasojat e sulmeve ruse dhe “përkeqësimit të kushteve të motit” janë të rënda, ndërsa autoritetet po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike dhe ngrohjen.

Zelenskyy tha se do të krijohet një qendër koordinimi e përhershme për të adresuar situatën në Kiev dhe se ka ngarkuar ministrin e energjisë të “mbikëqyrë punën për të mbështetur njerëzit dhe komunitetet në këto kushte, si dhe për të trajtuar çështje praktike”.

Ai tha se po punohet për të rritur “ndjeshëm” vëllimin e importit të energjisë elektrike në Ukrainë, dhe gjithashtu ka ngarkuar qeverinë me përgatitjen e një rishikimi të rregullave të orës policore “për këtë mot jashtëzakonisht të ftohtë”.

MARKETING