I dërguari i Trumpit njofton nisjen e fazës së dytë të armëpushimit në Gaza

I dërguari i Trumpit njofton nisjen e fazës së dytë të armëpushimit në Gaza

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sot nisjen e fazës së dytë të planit për armëpushimin në Gaza, duke thënë se fokusi do të zhvendoset te çmilitarizimi, qeverisja teknokratike dhe rindërtimi, transmeton Anadolu.

“Faza e Dytë parashikon krijimin e një administrate palestineze teknokratike kalimtare në Gaza, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), dhe nisjen e çmilitarizimit të plotë dhe rindërtimit të Gazës, kryesisht çarmatimin e gjithë personelit të paautorizuar”, tha Steve Witkoff në një deklaratë në platformën sociale amerikane X.

Ai tha se SHBA-ja pret që Hamasi të përmbushë plotësisht detyrimet e tij sipas marrëveshjes, përfshirë “kthimin e menjëhershëm të pengut të fundit të vdekur”.

“Mospërmbushja e këtyre detyrimeve do të sjellë pasoja serioze”, shtoi Witkoff.

Witkoff gjithashtu falënderoi Turqinë, Egjiptin dhe Katarin “për përpjekjet e tyre të pazëvendësueshme të ndërmjetësimit që e kanë bërë të mundur gjithë progresin deri më tani”.

MARKETING