Sekretari amerikan i Shëndetësisë: Trump vazhdimisht konsumon ushqim “fast food”

Sekretari amerikan i Shëndetësisë: Trump vazhdimisht konsumon ushqim “fast food”

Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., tha se presidenti Donald Trump konsumon vazhdimisht hamburgerë, pulë të skuqur krokante dhe kola dietike, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prezantueses së podcastit, Katie Miller, Kennedy në pyetjen “Kush ka zakonet më të pashëndetshme të të ushqyerit?”, u përgjigj: “Presidenti”.

Ai theksoi se Trumpi konsumon vazhdimisht hamburgerë, pulë të skuqur krokante dhe kola dietike. “Nuk e di se si ka mbijetuar”, tha Kennedy.

Kennedy shtoi se gjatë periudhave kur Trumpi ndodhet në Shtëpinë e Bardhë dhe në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, ai ushqehet më shëndetshëm, por gjatë udhëtimeve konsumon ushqime të shpejta dhe kola.

Megjithatë, sekretari Kennedy tha se pavarësisht kësaj, Trumpi ka një trup jashtëzakonisht të fortë dhe rezistent.

MARKETING