Limani prezanton projektet për Malësinë e Gostivarit

Limani prezanton projektet për Malësinë e Gostivarit

Kampi i AKI-së në Gostivar ka zhvilluar vizitë në fshatrat e Malësisë së Gostivarit – Tërnovë, Padalisht dhe Sërmnovë.

Në këto takime, kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, i shoqëruar nga Valdet Xhaferi, kryesues i ri i Këshillit Komunal dhe kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, ka bashkëbiseduar drejtpërdrejt me banorët për problemet konkrete dhe nevojat e zonës.

Limani prezantoi programin zgjedhor, duke u ndalur te projektet që tashmë janë realizuar në Malësi, si dhe ato që parashihen të realizohen në mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se zhvillimi i Gostivarit kërkon planifikim serioz, projekte të shkruara dhe përgjegjësi ndaj fjalës së dhënë.

“S’flasim me premtime boshe, por me projekte konkrete dhe angazhim të matshëm. Gostivari që duam ndërtohet bashkë, me besim dhe punë,” u shpreh Limani para banorëve.

MARKETING