Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova priti në takim kryetarin e TIKA-s, z. Abdullah Eren
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, priti në takim Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit, Kryetari i TİKA-s, Abdullah Eren, u shpreh se kjo vizitë e tij në Shkupin e Rumelisë, është një vend që prej shekujsh janë ruajtur lidhjet historike, kulturore dhe shpirtërore mes dy popujve.
Gjatë takimit me Presidenten Siljanovska Davkova, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh të orientuar drejt zhvillimit, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.
Eren theksoi se shprehja e kënaqësisë nga ana e Presidentes lidhur me aktivitetet dhe projektet e TİKA-s, përbën një shenjë të besimit dhe afërsisë që Maqedonia e Veriut dhe populli i saj kanë ndaj Turqisë dhe popullit turk, gjë që, sipas tij, e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.





