Propozimi për shkarkimin e pokurorit publik Kocevski nesër në seancën parlamentare
Në seancën e nesërme plenare parlamentare pritet të paraqitet propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror Lupço Kocevski. Këtë e njoftoi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarët.
Ai thekson se ende nuk i është dërguar ftesë Kocevskit se në seancën e nesërme do të bëhet shkarkimi i tij, por se ajo duhet t’i dorëzohet gjatë ditës.
Deri në fund të dhjetorit pritet të mbahen katër seanca plenare. Më 23 dhjetor para deputetëve fjalim vjetor do të ketë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa më 25 dhjetor do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve.
Gashi në takimin me gazetarët theksoi gjithashtu se mbetet të miratohen edhe dy ligje për të kompletuar Agjendën e Reformave, dhe ata janë Ligji për Rrugët Publike dhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.

