Takim i rëndësishëm në Tetovë, Destani, Duka e Omeragic diskutojnë për stadiumin
Qyteti i Tetovës ka mbledhur emra të mëdhenj si Lazim Destani, Armand Duka, Masar Omeragiq dhe Bilall Kasami, në një takim vendimtar për të ardhmen e stadiumit të Tetovës, projekt që tashmë po merr formë. Pronari i Shkëndijës dhe dy krerët e federatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shprehur jashtëzakonisht optimistë, duke theksuar se Tetova është shumë pranë realizimit të një impianti modern, të standardeve të UEFA-s, ku Shkëndija pritet t’i zhvillojë ndeshjet europiane para publikut vendas. Stadiumi i ri premton edhe më shumë, përmasa dhe infrastruktura e tij mund ta bëjnë Tetovën pritëse të ndeshjeve të përfaqësueses, duke hapur rrugën që në të ardhmen Maqedonia të luajë sfida të elimintoreve ndërkombëtare. /SHENJA/

