(VIDEO) Qeveria i dërgon në Kuvend emrat e ministrave të rinj

(VIDEO) Qeveria i dërgon në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend emrat e ministrave të rinj që pritet të zënë vendet e lëna bosh pasi disa ministra u bënë kryetar komunash. Kësisoj, u konfirmuan ato që po përfliteshin tashmë disa javë, për ministra të rinj janë propozuar Muhamed Hoxha dhe Bekim Sali.

MARKETING

Description of image

 “Qeveria propozon, Muhamed Hoxha për ministër që do të udhëheqë Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Bekim Sali për ministër që do të udhëheqë Ministrinë për Çështje Europiane”

Këtë e konfirmojnë shërbimet e Kuvendit të cilët thonë se do të ketë njoftim shtesë për atë se kur do të votohen ministrat e rinj në Kuvend.

Veç emrimeve pritet të ketë edhe shkarkime, sipas asaj që kanë konfirmuar shërbimet e Kuvendit, në seancën plenare të ardhshme kur do që zhvillohet e njëjta, do të shkarkohet ministri për Çështje Europiane, Ohran Murtezani,  pozitë të cilën pritet ta marrë Bekim Sali.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING