ISHP: Bakterie gram-negative të gjetura në musakë dhe në tre çezma të shkollës “Dimo Haxhi Dimov” në Vllae
Në mostrën nga musaka e sila është shërbyer në ndërrimin e parë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllae janë gjetur gram bakterie negative nga grupi i Enterobacteriaceae, bakterie fekale të cilat gjithashtu janë gjetur edhe në tre çezma në shkollë, informoi Instituti për shëndet publik (ISHP).
Siç theksojnë nga ISHP, pas konferencës së sotme për shtyp morën rezultat të ri nga mostra e musakës e cila është shërbyer në ndërrimin e parë të shkollës dhe në të janë gjetur gram bakterie negative nga grupi i Enterobacteriaceae, bakterie fekale të cilat gjithahtu janë gjetur edhe në tre çezma të shkollës.
“Numri i mostrave të marra dhe materialeve të arritursa është ekstenziv, dhe materiale për analizë akoma po arrijnë”, thonë nga ISHP.
ISHP gjatë ditës së sotme mbajti konferencë për shtyp dhe informoi për të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet kompetente (AUV, ISHSSH, QSHP Shkup, Klinika e fëmijëve) të cilat janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm, si dhe për të gjitha rezultatet nga mostrat dhe nga materialet e dërguara për analizë.
Në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në Vllae më 26 nëntor një numër i madh nxënësisht u ankuan për dhimbje stomaku. Institucionet kompetente kumtuan se nga kuzhina e shkollës fillore janë marrë mostra nga ushqimi, uji, strisho nga sipërfaqet dhe të punësuarit, të cilat priten të dihen gjatë ditës së sotme.

