Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Distria e ka bërë edhe një herë krenare shtetin e Kosovës, por edhe gjithë shqiptarët duke rrëmbyer medaljen e radhës, e cila vjen pikërisht në ditën e festës së flamurit, 28 nëntor.

Xhudistja nga Peja e ka mposhtur kundërshtaren e saj holandeze, Naomi Van Krevel, duke fituar kështu medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Ndryshe, pejania i nisi mirë garat gjatë ditës së sotme duke mposhtur në xhiron e dytë rusen, Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë për të kaluar në çerekfinale, ku e mposhti me ‘waza-ari’ izraeliten Gefen Primo dhe duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte e pafat duke u ndalur nga hungarezja Reka Pupp, të cilën e dominoi gjatë lojës së rregullt.

Distria humbi në ‘golden score’, ku pasi iu anulua një ‘waza-ari’, gjyqtarët vendosen t’ia japin më vonë një pikë kundërshtares së saj e cila kaloi në finale.

Ndryshe, përveç Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.

MARKETING