(VIDEO) Mexhiti konfirmon: Muhamet hoxha, ministër i Ekologjisë

(VIDEO) Mexhiti konfirmon: Muhamet hoxha, ministër i Ekologjisë

Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë por plotësim të vendeve të mbetura bosh. Kështu ka deklaruar Izet Mexhiti, që la pozitën e zv.kryeministrit të parë dhe ministrit të Ambientit për të marrë pozitën e të parit të Çairit.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mexhiti ka konfirmuar atë që veçmë dihej në opinion, se Muhamed Hoxha, ish zëdhënësi i Qeverisë, do ta marrë detyrën e Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

IZET MEXHITI – KRYETAR I KOMUNES SE ÇAIRIT

Ajo që dihet është se Bekim Sali do të jetë zv. Kryeministër i parë, këto ditë duhet të definohet cilin resor tjetër do e mbulon dhe ministër i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha”.

Përndryshe, emrat tashmë të konfirmuar edhe nga Izet Mexhiti pritet të dorëzohen në Qeveri e më pastaj, kryeministri të njëjtit pritet t’i dorëzojë për votim në Kuvend. Veç tyre përflitet që ministër i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut të vijë Bashkim Bakiu.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING