(VIDEO) Bislimovski: Nga 1 dhjetori çmimi i ngrohjes rritet për 5,9 %
Nga 1 dhjetori, çmimi i ngrohjes në Qytetin e Shkupit do të rritet 5.9%. Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovskit, shkaku i vetëm siç e quan si, i kësaj rritje është përshkak se periudhën në vijim do të investohet në rrjetin e distribuimit, i cili siç thotë është ndërtuar në mesin e viteve të gjashtëdhjeta, të shekullit të kaluar. Ai gjithashtu shtoi se këtë sezon të ngrohjes kanë pasur shumë ankesa të qytetarëve.
Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së
“Dua të ju bëjë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim sepse në këtë rrjet nuk është investuar shumë vite, përfundimisht atë e drejton një kompani shtetërore dhe jam i sigurt se situata me këtë rrjet në periudhën në vijim do të përmirësohet”.
Ndërsa, për çmimin e ri të energjisë elektrike thotë se do të dihet javën e ardhshme
Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së
“Gjatë javës së ardhëshme KRRE do të sjellë vendime për transmetim të energjisë elektrike, për distribuimin dhe çmimin për operatorin e tregut të energjisë elektrike. Pas sjelljes së këtyre vendimeve, të cilat, potencoj, në asnjkë rast nuk do të rriten, EVN Home si furnizues univerzal do të bëjë përllogaritje në pajtim me ligjin për energjetikë dhe atë përllogaritje do ta dorëzoj në KRRE”.
Një ditë më parë EVN Home njoftoi se nga SHA EMV, kanë pranuar ofertë me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 65 euro për megavat-orë dhe se ky çmim është për 4,84% më i lartë se çmimi i kaluar.
Emine Ismaili /SHENJA/

