SHBA: Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë në Washington
Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë në kryeqytetin e SHBA-së Washington sot, njoftoi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, transmeton Anadolu.
“Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare që sapo u qëlluan pak çaste më parë në Washington”, tha Noem në rrjetin social amerikan X.
Ajo tha se Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me policinë lokale për të mbledhur më shumë informacione.
Ndërkohë, Departamenti i Policisë së Washingtonit tha se një i dyshuar është arrestuar.
“Polica është në vendngjarje për të shtëna në ‘17th’ dhe ‘I Street, NW’. Ju lutemi shmangni zonën”, thuhet në njoftim, në të cilin shtohet se vendi i ngjarjes është siguruar.
Gjendja e anëtarëve të qëlluar të Gardës Kombëtare ende nuk është bërë e ditur.

