Bexheti: BDI dhe Ahmeti dinë të dëgjojnë zërin e qytetarëve, për këtë shkak i kemi fituar zgjedhjet ndër vite
Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se BDI dhe Ahmeti dinë të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe si rezultat i kësaj ndër vite kanë fituar zgjedhjet.
“Kanë marrë besimin e shqiptarëve. Të jeni sigurt se zotëri Ahmeti dhe strukturat e BDI-së, pa asnjë hatërmbetje do ta kalojnë këtë proces zgjedhor që të jenë në nivel të zërit të qytetarëve dhe gjithsesi se ndryshime kadrovike do të ketë, por do të shqyrtohen orientimet programore ndryshimet statutare, që do të jetë një kongres që do të përcakton rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve”, ka deklaruar Bexheti, duke shtuar se gjithkush do të respekton organet të cilat do të caktohen pas kongresit.

