(VIDEO) Rastet e tragjedive, deputetët mbledhin nënshkrime për formimin e komisionit anketues

(VIDEO) Rastet e tragjedive, deputetët mbledhin nënshkrime për formimin e komisionit anketues

Të hënën, partitë që përbëjnë koalicionin qeveritar , VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, kanë ndërmarrë një nismë për të formuar një komision anketues parlamentar për hetuar tragjeditë në diskotekën “Puls” në Koçan, zjarrin në spitalin modular në Tetovë, aksidenti e “Durmo Turs-it” në Llaskarcë dhe aksidentin e “Besa Trans-it”. Sot për këtë është pronocuar kryetari i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku. Për këtë nismë, nënshkrime kanë deponuar 77 deputet në Kuvend.

Qoku tha se asnjë rast tragjik i shkaktuar nga faktori njeri, nuk duhet trajtuar si episod i veçuar, apo i izoluar.

BEKIM QOKU, KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË VLEN-IT

Qëllimi i komisionit të vërë para përgjegjësisë funksionarë publikë, bartës të detyrave institucionalë dhe personat e tjerë të përfshirë, si dhe të vlrsojë mënyrën e veprimit të institucioneve para, gjatë dhe pas ngjarjeve”.

Qoku sqaroi se Komisioni anketues do të formohet në bazë të nenit 124, paragrafi 5 të Rregullores së Kuvendit. Ai do të përbëhet nga 15 anëtarë dhe zëvendësit e tyre, prej të cilëve: shtatë anëtarë do të propozohen nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, dy nga grupi parlamentar i LSDM, dy nga grupi parlamentar FRONTI EVROPIAN, dy nga grupi parlamentar VLEN, një anëtar nga grupi parlamentar ZNAM dhe një anëtar nga grupi parlamentar LEVICA, ndërsa me të do të kryesojë një deputet nga radhët e partive opozitare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING