(VIDEO) N’Katror TECH TALKS 3 sjell dritë mbi rolet jo-koduese në industrinë e teknologjisë

(VIDEO) N’Katror TECH TALKS 3 sjell dritë mbi rolet jo-koduese në industrinë e teknologjisë

N’katror zhvilloi edicionin e tretë të “Tech Talks”, një seri panelesh që synojnë të sjellin perspektiva të reja mbi industrinë digjitale dhe rolet në zhvillim brenda saj. Këtë herë, fokusi ishte te karrierat alternative në teknologji – pozicionet që nuk kërkojnë kodim, por që kanë një ndikim të madh në dizajnimin dhe funksionimin e produkteve dhe bizneseve teknologjike.

Krenar Ahmeti, organizatorë

Sapo e përmbyllëm edicionin e tretë të N’katror Tech Talks, ku panelistë i kishim Rezon Karpuzin, Arta Mustafan dhe Arlind Musliun. Isha shumë i kënaqur prej pjesëmarrjes së publikut si dhe prej panelistëve të cilët të gjithë ishin profesionalist të degës së vet respektive. Ideja e N’katrorit është që ta formojmë një komunitet ku të gjithë mundemi të inspirojmë të rinjtë dhe të japim një pikëpamje të re në botën e teknologjisë dhe shpresojmë që pas eventit të sontëm, t’i jemi afruar këtij qëllimi ose ta kemi arritur”.

Diskutimi trajtoi tema si: roli i profesionistëve jo-teknikë në kompani, kërkesat e tregut për profile alternative, mënyrat si të rinjtë mund të hyjnë në industri pa background në programim dhe evolucioni i karrierave në ekosistemin lokal të tech.

Pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë nga përvoja e panelistëve, të marrin udhëzime praktike dhe të angazhohen në biseda të hapura me komunitetin. Eventi u zhvillua në hapësirat e InnoX dhe shënon një tjetër hap për N’katror drejt ndërtimit të një platforme të qëndrueshme për edukim, inovacion dhe bashkëpunim. /SHENJA/

MARKETING