Mickoski konfirmon: Koalicioni VLEN mbetet me të njëjtat ministri

Mickoski konfirmon: Koalicioni VLEN mbetet me të njëjtat ministri

Nuk do të ketë dikastere të reja, VLEN nuk do të ketë njeri plus, një njeri i njëjtë do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me plotësimin e dikastereve të zbrazëta, për shkak të largimit të Izet Mexhitit në pozitën e kryetarit të Çairit, duke pasur parasysh se ai ishte edhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor.

“Mund të them se këtë javë do të dihen emrat. Por ajo që është  e sigurt është se partitë politike të cilat e përbëjnë koalicionin VLEN, ato dikastere të cilat deri më tani ishin në Qeveri do t’i mbajnë. Kështu, këtu nuk do të ketë ndryshime shtesë, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kjo është dakorduar në kuadër të koalicionit tonë të përbashkët”, tha Mickoski.

Rreth emrave, ai theksoi se pret që t’i dorëzojë të hënën, pasi të kristalizohen, por, shtoi se ato janë, ato emra, të cilat poshtë – lart qarkullojnë në publik.

MARKETING