Ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi

Ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë këngëtari i njohir shqiptar Shpat Kasapi.

Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë

MARKETING