Vranësira dhe reshje të dendura sot

Vranësira dhe reshje të dendura sot

Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht mund të jenë më intensive, mbi 25 litra për metër katror, si dhe të shoqëruara me bubullima.

Era do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa zona pritet të përforcohet nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4°C deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 16°C.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm – me vranësira të dendura dhe reshje shiu gjatë ditës.

Era do të jetë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13°C.

MARKETING