Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim

Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Delegacionit të BE-së, UNICEF-it, Bankës Botërore, GIZ-it, UNDP-së, Byrosë përZhvillimin e Arsimit, Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe sektorit civil hartoi Strategji të re për arsimin, e cila do të zbatohet nga viti 2026 deri në vitin 2032. Para se të miratohet nga Qeveria, do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit qeveritar ENER, me qëllim që të ofrohet mundësi për komente dhe sugjerime në drejtim të avancimit të përmbajtjes, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.

Për këtë sot informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, para fillimit të punëtorisë së validimit për Strategjinë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontribut në përgatitjen e saj gjatë gjashtë muajve të kaluar.

“Arritëm konsensus të gjerë për drejtimin në të cilin do të veprojmë për zhvillimin e arsimit maqedonas në të ardhmen dhe mendoj se nuk duhet të ketë kompromis. Dua të theksoj se kjo strategji nuk na orienton në drejtim krejtësisht të kundërt; përkundrazi, ajo është plotësim i asaj të deritanishmes, por fokusohet në sfidat që nuk u tejkaluan dhe në ndjekjen e trendeve të reja globale në arsim,” tha Janevska.
Dokumenti thekson zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe infrastrukturën, ku momentkyç është optimizimi i rrjetit shkollor dhe implementimi i punës me një turn.

Janevska informoi se do të ndiqet zbatimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm-gjizmnaz dhe për arsimin profesional, si dhe model të ri për maturën shtetërore. Në vitin 2026 fillon zbatimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të miratohet legjislacion i ri në arsimin e lartë, dhe veçanërisht do t’i kushtohet vëmendje për zhvillimin e kapaciteteve kadrovike të MASH-it.

“Në dy vitet e para, Strategjia do të fokusohet në objektivat që Maqedonia duhet të arrijë sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian. Si Qeveri, do të kujdesemi që të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme për realizimin e masave, projekteve dhe aktiviteteve të orientuara drejt arritjes së treguesve”, shtoi Ministrja.

MARKETING