Nikolloski: Unioni i të rinjve të VMRO-DPMNE-së, nikoqir i Organizatës më të madhe botërore të të rinjve
Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së së bashku me të rinjtë e Unionit ndërkombëtar demokratik (IYDU) sot në Shkup është nikoqir i aktivitetit me titull “Forumi për liri” ku do të marrin pjesë mbi 45 liderë të rinj nga 25 vende.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë për mediat tha se kjo është ngjarja më e madhe që Unioni i forcave të reja e ka realizuar që nga themelimi i tij.
“Po flas për një ngjarje politike ndërkombëtare. Unioni ndërkombëtar demokratik është familja më e madhe e partive politike konservatore dhe qendrës së djathtë në botë. Dhe kështu rinia e saj është rinia më e madhe politike që përfaqëson këto ide dhe këto vizione politike. Me faktin që Shkupi është zgjedhur në hartën e botës dhe ajo që Unioni i forcave të reja është zgjedhur nga të gjitha grupet rinore për të organizuar këtë aktivitet, mendoj se flet shumë për përkushtimin e ekipit të udhëhequr nga Sergej Popovi”, ka thënë Nikolloski.
Ai beson që kjo është dëshmia më e mirë se Unioni i forcave të reja po zhvillohet vërtet. Nikolloski shtoi se idetë më të freskëta, idetë më të mira, kuadrot më të mira në VMRO-DPMNE dolën pikërisht nga Unioni i forcave të reja.
Sergej Popov, deputet dhe kryetar i Unionit të të rinjve të VMRO-DPMNE-së tha se ditët në vijim si Union i VMRO-DPMNE-së, do të kenë mundësinë të rrjetëzohen me mbi 45 liderë të rinj nga 25 vende.
“Mendoj se këto ngjarje janë me rëndësi të veçantë për ne si politikanë të rinj, si të rinj të partive politike. Në ditët në vazhdim do të jeni dëshmitarë për folës dhe diskutime vërtet cilësore”, nënvizoi Popovi.

