Në Milano ngritet kallëzim penal ndaj Vuçiqit për pjesëmarrje në “vrasjet e qejfit” në Sarajevë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është akuzuar për përfshirje në “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, në të cilat të huaj të pasur dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar civilët.
Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet se të huajt kanë paguar për të qëlluar banorët e tij gjatë rrethimit nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Janë shfaqur gjithashtu pamje video që duket se e tregojnë atë si një të ri duke udhëtuar në një automjet me katër rrota aktive, i cili kishte, në bagazhin e tij, një kafkë njerëzore me një helmetë blu paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Pretendimet kundër z. Vuçiç – të cilat ai i mohon me forcë – janë bërë nga Domagoj Margetiç, një gazetar investigativ kroat.
Ai ka paraqitur një ankesë kundër presidentit te prokurorët italianë, të cilët tashmë po hetojnë akuzat se italianët, rusët dhe amerikanët morën pjesë në “safari me snajperë njerëzorë” gjatë konfliktit.
/SHENJA/

