Mickoski në Samitin e liderëve në Tiranë
Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë nesër në Samitin e Liderëve “Plani ynë për BE-në”, i cili do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.
Siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, është parashikuar që kryeministri Mickoski të mbajë fjalim në panelin e diskutimit me temë “Përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, rezultatet dhe përshpejtimi”.

