Zekolli-Shaqiri në kërkim të drejtësisë për bashkëshortin e ndjerë: Prokuroria ta apelojë vendimin

Zekolli-Shaqiri në kërkim të drejtësisë për bashkëshortin e ndjerë: Prokuroria ta apelojë vendimin

Kaltrina Zekolli-Shaqiri po përballet me betejë ligjore pas humbjes së bashkëshortit të saj, çiklistit, Arbër Shaqirit, i cili vdiq në një aksident në afërsi të Radishanit, në Qarkoren e Shkupit. Ajo akuzon se sistemi gjyqësor nuk po i jep mundësinë për të apeluar vendimin e marrë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi tragjedinë, i cili u dënua me shtatë muaj burg.

“Në momentin më të rëndë, kur vendimi u shpall, dhe dhimbja më pushtoi sërish, gjykatësja Dragana Isakovska më ngriti zërin. Ngriti zërin ndaj një gruaje që kishte humbur gjithçka, vetëm pse reagova njerëzisht. Atë çast nuk fola si profesioniste, por si nënë dhe si bashkëshorte e thyer. Dola me një fjali që më doli nga shpirti. Uroj të mos e përjetoni kurrë një dhimbje të tillë . Sot jam para jush me duar të lidhura, ligji nuk më jep të drejtë ankese, por Prokuroria e ka dhe sot i drejtohem asaj publikisht. Kërkoj apel të vendimit, kërkoj vendim të drejtë”, theksoi Zekolli Shaqiri.

MARKETING