(VIDEO) Dogana sekuestron mallra të ndryshme të padeklaruara

(VIDEO) Dogana sekuestron mallra të ndryshme të padeklaruara

Në këtë periudhë të vitit, dogana është treguar “syçelë”, pasi vetëm gjatë dy javëve të fundit, ekipet mobile dhe ato kufitare kanë zbuluar një sërë tentativash për futjen e paligjshme të mallrave në vend, nga pajisje elektronike dhe pjesë automjetesh, e deri te cigareт pa akcizë, veshje të falsifikuara dhe substanca narkotike. Siç njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, janë ndaluar përkohësisht qindra artikuj të padeklaruar, të cilët synonin të shmangnin detyrimet doganore dhe të dëmtonin tregun e rregullt.

Në një kontroll të mallrave me origjinë nga Kina, të destinuara për një firmë nga Shkupi dhe të paraqitura për doganim importi në pikën doganore Gjevgjeli, nga atje njoftojnë se  janë  zbuluar 662,4 m² pllaka qeramike që nuk ishin të përfshira në dokumentet doganore.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Në një rast tjetër, në pjesën e ngarkesës së një veture, të ndaluar pranë pikës kufitare Bllacë, u gjetën 20 pjesë të përdorura për BMW X5. Autobusi me tabela turke u ndal në pikën pagesore Petrovec dhe u dërgua në pikën doganore Shkupi 4 për kontroll të detajuar. U zbulua se brendësia e kompresorit të klimës ishte bosh dhe e përshtatur për kontrabandim të mallrave”.

Ndërkaq, gjatë kontrollit personal të një pasagjereje në një veturë në hyrje të vendit te pika kufitare Tabanoc, u gjetën 2 gramë kokainë, të mbështjella në qese najloni, ndërsa 1.632 lodra me shenja të markave të mbrojtura tregtare janë  gjetur  gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Kina. Nga Drejtoria gjithashtu informojnë se Inspektorët doganorë nga shërbimi i skanerëve mobilë në pikën kufitare Bogorodicë kanë zbuluar 11 stoqe cigaresh pa pulla akcize, të fshehura nën sediljen e shoferit, në ulësen e pasme dhe në bagazh. Vlera e cigares është 12.262 denarë, kurse detyrimet e shmangura janë 21.830 denarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING