Stabiliteti i ASH-së, Sela: Bashkimi me Taravarin, mision i pamundur!

Stabiliteti i ASH-së, Sela: Bashkimi me Taravarin, mision i pamundur!

Ziadin Sela në emisionin “Debat në Shenja” përjashton mundësinë e bashkimit me Arben Taravarin, duke thënë se ende nuk e ka kuptuar arsyen e ndarjes dhe se Taravari është figurë jostabile. Ai thekson se ribashkimi me të është “mision i pamundur”, ndërsa bashkimi i partisë pa Taravarin mbetet i mundur.

“Nuk do ketë bashkim me Taravarin, sepse akoma nuk e kam kuptuar pse ndodhi ndarja. Unë nuk e di për çfarë ribashkimi flisni. Ju mendoni se unë mund të shof ëndrra me sy çelë dhe për stabilitet mund të llogaris në Taravarin? Më jostabilitet nuk do mund të kisha kurrë me të. Mos shihni ëndrra me sy çelë. Unë të bashkohem me Taravarin është mision i pamundur. Unë të bashkoj partinë është e mundur, por jo me Taravarin”, tha Sela.

MARKETING