Debati për Propozim- buxhetin vazhdon të hënën

Debati për Propozim- buxhetin vazhdon të hënën

Propozim- buxheti është i balancuar, i qëndrueshëm dhe i planifikuar me kujdes, pa populizëm dhe me përgjegjësi jo vetëm ndaj brezave të tanishëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm. Ai siguron mbështetje konkrete për qytetarët dhe ekonominë bazuar në kritere të qarta dhe i përshtatur ndaj nevojave të shoqërisë.

Kështu pasditen e sotme në seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet, deputetët e VMRO-DPMNE-së që morën fjalë e vlerësuan projeksionin e buxhetit për vitin 2026.

Në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm për Propozim- buxhetin për vitin 2026 të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, vuri në dukje se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk i rriti taksat, por rregulloi mbledhjen e tyre. Ajo theksoi se për këtë Qeveri nuk ka kompani të privilegjuara ose trajtim selektiv të debitorëve, por se të njëjtat rregulla dhe ligje vlejnë për të gjithë.

MARKETING