Tri medalje për KM “Liria” në turneun ndërkombëtar në Poloni
Turneu ndërkombëtar në Osielsko, Poloni përfundoi me sukses për mundësit e KM “Liria”, të cilët u kthyen me tri medalje:
🥇 Bekon Bislimi – 38 kg (medalje ari)
🥈 Trim Pacolli – 75 kg (medalje argjendi)
🥉 Endrit Sulejmani – 41 kg (medalje bronzi)
Skuadra u udhëhoq nga trajnerët Ertan Rexhepi dhe Ruzhdi Elezi. Një paraqitje dinjitoze që e vendos klubin “Liria” sërish në hartën e suksesit ndërkombëtar.



