(VIDEO) 63 hije do t’ju ndjekin, kërkohet drejtësi për viktimat nga Koçani

(VIDEO) 63 hije do t’ju ndjekin, kërkohet drejtësi për viktimat nga Koçani

Ne prindërit e paguam shtrenjtë çmimin e korrupsionit”, “63 hije do ju ndjekin-çdo vështrim kërkon drejtësi”, “Kush do na i kthej shokët”, “Heshtja është bashkëfajësi”, “Përfitim në gjak”. Kështu shkruante në pankartat e miqëve, familjarëve dhe prindërve që mezi mbanin veten nga mërzia për humbjen e më të dashurve të tyre, në marshin protestues që u mbajt sot në Shkup. Mijëra qytetarë që ju bashkuan protestës kishin kërkesë të përbashkët gjykim të drejtë, transparent dhe në kohë, për procedurën gjyqësore që do të nis pas 4 ditësh.

Natalija Gjorgjieska, bashkëshorte e këngëtarit Andrej Gjorgjieski nga DNK kërkoi nga deputetët që të inicojnë një seancë dëgjimore mbikëqyrëse dhe komision të posaçëm hetimor për siç tha ajo, një hetim të plotë dhe të pavarur të këtij rasti.

Natalija Gjorgjieska, bashkëshorte e Andrej Gjorgjieski nga DNK

Ne kërkojmë që të përcaktohet pse institucionet vonuan. Askush nuk duhet të jetojë me mendimin se dikush mund të ishte shpëtuar, por nuk u shpëtua. Asnjë familje nuk duhet të durojë dhimbjen që është pasojë e një lëshimi, neglizhence apo mosveprimi të tillë. Ne kërkojmë që të zbulohet e vërteta, ku ndodhën lëshimet, kush nuk reagoi, cilat institucione vonuan, kush kishte detyrën ta parandalonte, por nuk e parandaloi”.

Aleksandar Naumov njëri nga prindët që ka humbur vajzën e tij në tragjedinë në Koçan, kërkon që në procedurën gjyqësore për këtë rast të mbizotëroj e vërteta dhe përgjegjësia.

Aleksandar Naunov, babai i Nadica Naunova

Gjykata duhet të siguroj procedurë publike, efikase, të paanshme dhe institucionet të bëjnë punën e tyre me përgjegjësinë më të madhe, që të mos ketë ‘të mbrojtur’, të mos ketë presione, të mos ketë kalkulime politike dhe të mbziotëroj vetëm e vërteta dhe përgjegjësia”.

Motra e të ndjerit Jordanço, Rozeta Xhamova u shpreh se shumë familje jetojnë me këtë dhimbje, prandaj kërkojnë drejtësi dhe vërtetësi dhe jo mëshirë.

Rozeta Xhamova, motra e Jordanço Xhamov

Ajo që e kërkojmë nuk është shërbim dhe privilegj, por është obligim I shtetit, gjykim I drejtë, transparent dhe në kohë. Më të dashurit tanë nuk janë mes nesh, por ne jemi zëri I tyre. Kërkojmë gjykim pa prolongime, pa presione, pa fshehje të provave, pa selektime, të vërtetohet çdo përgjegjësi sado që të jetë e pakëndshme”.

Marshi nisi nga sheshi “Maqedonia”, vazhdoi para Kuvendit dhe përfundoi para Gjykatës Themelore Penale.

Seanca e parë për këtë rast është caktuar të mbahet më 19 nëntor.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING