(VIDEO) Skandali me 10 operacionet e panevojshme, LSDM pyet pse nuk ka padi penale pas skandalit me operacionet
Partia opozitare maqedonase LSDM pyet se përse pas zbulimit shokant të skandalit për 10 operacione të panevojshme në zemër, nuk janë ngritur padi penale. Gjithashtu pyesin se përse nuk janë prezantuar emrat e mjekëve dhe klinikave që i kanë kryer këto operacione.
Simona Cvetanovski, LSDM
“Si është e mundur që për një skandal kaq të paprecedentë ministri ta prezantoj rastin në këtë mënyrë, pa informacion të plotë dhe pa asnjë raport? Ministri Aliu pretendon se një komision ‘identifikoi’ operacione të panevojshme, por në të njëjtën fjali thotë se raporti nuk ishte përfundimtar. Nëse raporti nuk është përfundimtar, si u vërtetuan faktet tronditëse? Nëse u vërtetua – pse po fshihet dokumenti?”.
Simona Cvetanovski thotë se LSDM insistion që gjithëçka të tregohet publikisht.
Simona Cvetanovski, LSDM
“Kërkojmë publikimin e menjëhershëm të raportit të plotë, në gjendjen e tij aktuale, pa redaktime, pa përzgjedhje dhe pa ‘hekurosje’ shtesë. Publikim i të gjitha klinikave dhe subjekteve private që ishin pjesë e procesit. Publikim i të gjithë emrave të komisioneve, këshillave, mjekëve dhe menaxherëve që morën vendime”.
Ata kërkojnë aktivizimin e Prokurorisë Publike, Komisionit për Antikorrupsion dhe Policinë Financiare, për shkak të siç thonë indikacioneve serioze për korrupsion, referim të paautorizuar të pacientëve dhe përfitim nga vuajtjet e të tjerëve. Ndërsa gjithahshtu thonë se duhet mbështetje ligjore dhe psikologjike për pacientët dhe familjet që janë përballur me trauma dhe rrezik për jetën e tyre.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

