(VIDEO) Mbi 500 të pushuar nga puna nga ndërrmarjet e Shkupit

(VIDEO) Mbi 500 të pushuar nga puna nga ndërrmarjet e Shkupit

Udhëheqësia e re e Qytetit të Shkupit vazhdon me “pastrimin” e administratës së qytetit. Kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski deri më tani ka larguar nga puna 500 të punësuar nga ndërmarrjet publike, për të cilët tha se të dhënat zyrtare, tregojnë se nuk janë paraqitur në vendin e punës me muaj, e madje edhe me vite, por megjithatë kanë marrë pagë.

Së shpejti pritet që të nisë edhe riorganizimi i gjerë i të gjithë administrates së qytetit të Shkupit. Me rreth 10.000 të punësuar në shërbimet dhe ndërmarrjet publike të qytetit, struktura aktuale kërkon rishikim të thellë dhe optimizim të numrit të stafit. Një nga shembujt më të theksuar është Ndërrmarja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, që prej kohësh njihet si ndërmarrje me humbje, ndërkohë që numri i të punësuarve – mbi një mijë – nuk përputhet me efikasitetin e shërbimeve të ofruara. Situata të ngjashme raportohen edhe në ndërmarrje të tjera publike, si dhe në administratën e vetë qytetit.

Gjorgjievski ka paralajmëruar se procesi i riorganizimit dhe zvogëlimit të numrit të punonjësve administrativë nuk do të shtyhet, me qëllim që Qyteti i Shkupit të bëhet më efikas dhe më i përgjegjshëm ndaj problemeve të qytetarëve. /SHENJA/

MARKETING