Ademi: Raporti i Komisionit Evropian – sinjal alarmi për ngecjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane

Ademi: Raporti i Komisionit Evropian – sinjal alarmi për ngecjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në një konferencë për media deklaroi se raporti i ri i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është shqetësues dhe tregon qartë se vendi ka ngecur në procesin e integrimit evropian.

Sipas tij, dokumenti konstaton mungesë progresi, ndërsa thekson se Mosfillimi i negociatave me Bashkimin Evropian lidhet drejtpërdrejt me mosrealizimin e detyrimeve kryesore.

“Vendi nuk ka progres, kjo tregon se ka ngecje. Nuk po e themi ne në aspekt politik, por këtë e thotë vetë BE-ja. Në raport thuhet se Maqedonia e Veriut nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Ndryshimet kushtetuese nuk janë realizuar, dhe kjo nuk është një çështje teknike, por neglizhencë e qeverisë”, deklaroi Ademi.

Ai shtoi se raporti kritikon gjithashtu mungesën e zbatimit të reformave në administratën publike, si edhe vonesat në forcimin e sundimit të ligjit.

Në fund, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ademi njoftoi se kongresi i rregullt i BDI-së pritet të mbahet deri më 20 dhjetor, pasi ishte shtyrë për shkak të zgjedhjeve lokale.

MARKETING