Takim i ngrohtë në Edirne i kryetarit të Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri

Takim i ngrohtë në Edirne i kryetarit të Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Dytë të Dijetarëve të Ballkanit, të mbajtur në Edirne, dhe të takimeve e bashkëbisedimeve me këtë rast, kryetari i Fondacionit ALSAR është takuar dhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri, znj. Fatma Aksal.

Biseda e zhvilluar në mjediset e zhvillimit të Takimit të Dijetarëve të Ballkanit është përshkuar nga fryma miqësore dhe ka kontribuar në njohjen e aktiviteteve të dy bashkëbiseduesve.

Pozita e deputetes si kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Shqipëri e ka sjellë natyrshëm bisedën në kontributin e Fondacionit ALSAR për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në lidhje me këtë, është vënë në dukje organizimi i simpoziumeve dhe konferencave shkencore në Tiranë të kushtuara kësaj miqësie, e njëkohësisht janë përmendur dhe botimet specifike të ALSAR-it.

Puna dhe përpjekjet e Fondacionit ALSAR për forcimin e urave të miqësisë midis dy vendeve u vlerësuan nga znj. Fatma Aksal, e cila i shprehu falënderimet z. Mehdi Gurra.

Kryetari i Fondacionit ALSAR i përcolli deputetes së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë kënaqësinë për takimin dhe i dhuroi disa botime të ALSAR-it në turqisht.

MARKETING