Takim në Edirne i kryetarit të Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra me prof. dr. Mustafa Karataş, anëtar i kryesisë së Fondacionit të Dijetarëve Islam

Takim në Edirne i kryetarit të Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra me prof. dr. Mustafa Karataş, anëtar i kryesisë së Fondacionit të Dijetarëve Islam

I pranishëm në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit, kryetari i Fondacionit ALSAR e ka shfrytëzuar qëndrimin në Edirne dhe për takime me personalitete e homologë të ndryshëm.

Një ndër takimet e z. Mehdi Gurra ishte me anëtarin e kryesisë së Fondacionit të Dijetarëve Islamë (Islam Alimleri Vakfı), entit që organizoi Takimin e Dytë të Dijetarëve të Ballkanit.

Përgjatë bisedës miqësore me prof. dr. Mustafa Karataş, kryetari i Fondacionit ALSAR i dhuroi atij botime të ALSAR-it në gjuhën turke, si dhe raportin e veprimtarive të Fondacionit ALSAR për vitin e kaluar.

Bashkëbiseduesit folën për mundësitë e bashkëpunimit mes dy fondacioneve dhe hapësirat për zhvillim aktivitetesh në Shqipëri.

Prof. dr. Mustafa Karataş e falënderoi z. Mehdi Gurra për pjesëmarrjen në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit, gjithashtu për kontributin e Fondacionit ALSAR në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke, si dhe për tërë kontributin e ALSAR-it në fushën sociale, kulturore, fetare dhe botuese.

Z. Mehdi Gurra dhe prof. dr. Mustafa Karataş e çmuan njëkohësisht vlerën e takimit mes tyre.

MARKETING