(VIDEO) Ndyshimet në Qeveri, Mucunski: Ka rëndësi cilësia, jo numrat!

(VIDEO) Ndyshimet në Qeveri, Mucunski: Ka rëndësi cilësia, jo numrat!

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski porositi partnerët e koalicionit që të fokusohen më shumë te kualiteti sesa te kuantiteti. Referuar ndryshimeve që pritet të ndodhin në disa poste qeveritare, Mucunski u shpreh se nuk bëhet fjalë për numrat e vendeve të koalicionit qeveritar, por bëhet fjalë për kapacitetin e individëve, njohuritë e tyre, përvojat e tyre dhe se si do të kontribojnë në institucionet që duan t’i udhëheqin.

Me partnerët qeveritar theksoi se kanë komunikim të vazhdueshëm, e cila do të vazhdoj periudhën në vijim me të gjithë partnerët e koalicionit. Ai mendon se këto dakordime duhet të bëhen mes partnerëve dhe jo në media.

Timço Mucunski, ministër i Jashtëm

Me respekt të madh ndaj juve mediave dhe nuk dua që të më keqkputoni, por këto janë çështje që duhet t’i dakordojmë fillimisht mes vete, e pastaj ti publikojmë. Kështu ndërtohet besimi, kur funksionon si një ekip, si një njësi kolektive që punon për të arritur sukses. Duke marrë parasysh funksionimin e këtij koalicioni, në periudhën 1 vit e gjysmë…unë jam i bindur se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje, e cila do t’i dedikohet parasegjithash rritjes së efikasitetit të Qeverisë”.

Një ditë më parë zëvendës kryeministri Arben Fetai tha se temë e diskutimit me kryeministrin do të jetë propozimit që posti i zëvendës kryeministrit t’i kaloj Bekim Salit të Alternativës, kurse pozita e Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të udhëhiqet nga kuadër i Lëvizjes Demokratike.

Kurse kryeministri Hristijan Mickoski para disa dite lidhur me këtë çështje u shpreh se VMRO-DPMNE-ja si partia politike është me e madhe në vend, mandatar i së cilës është ai, logjikisht, fjalën e fundit do ta thotë vetë ai.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING