K-15 këtë vit: 18.141 denarë në sektorin privat, 12.372 në administratë

K-15 këtë vit: 18.141 denarë në sektorin privat, 12.372 në administratë

Deri në fund të këtij viti kalendarik, të gjithë punëdhënësit janë të obliguar të bëjnë pagesën e pushimeve (K-15) për punonjësit e tyre.

Sipas dispozitave ligjore, shuma minimale e kësaj pagese është e përcaktuar në 40% të pagës mesatare të paguar. Për vitin aktual, kjo shumë arrin në 18,141 denarë për sektorin privat dhe 12,372 denarë për sektorin publik.

Pagesa e K-15 duhet të realizohet deri më 31 dhjetor. Punonjësit që nuk marrin shumën minimale të përcaktuar me ligj, kanë të drejtë ta raportojnë shkeljen në Sindikatë ose në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

K-15 paguhet një herë gjatë vitit kalendarik dhe është e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat. E drejta për këtë pagesë u takon punonjësve që kanë punuar te i njëjti punëdhënës të paktën gjashtë muaj brenda vitit.

MARKETING