Mot me diell, pasdite në disa lugina me kushte për mjegull

Mot me diell, pasdite në disa lugina me kushte për mjegull

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.

 

MARKETING