Kostadinovski: Nëse Kuvendi nuk reagon, Gjykata Kushtetuese do të vendos për ndryshimet në KP
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth gjendjes “status kuo” shumëvjeçare në sistemin juridik. Ai kritikoi Kuvendin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare.
Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me të cilin ka shprehur dyshime serioze për kushtetutshmërinë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor.
“Ky ligj ka shkaktuar dëm të pariparueshëm në rendin tonë juridik. Dëmi që ky ligj ka krijuar nuk mund të korrigjohet. Ky ligj, këto ndryshime dhe plotësime, kanë mundësuar që, për shkak se vepra penale sipas nenit 353 vlen vetëm për funksionarë — pra një qytetar i zakonshëm nuk mund ta kryejë — mosndëshkueshmëria në atë kategori qytetarësh të vazhdojë dhe numrat e mosndëshkueshmërisë vetëm të rriten,” tha Kostadinovski.
Gjykata Kushtetuese, shtoi ai, i ka dhënë Kuvendit afat gjashtëmujor për të rishikuar dispozitat përkatëse. Përndryshe, gjykata ka paralajmëruar se do të marrë vendim përfundimtar nëse do t’i shfuqizojë, që do të thotë se të gjitha aktgjykimet që bazohen në ato dispozita do të pushojnë së vlefuari, dhe rastet përkatëse duhet të rihapen, ose do t’i anulojë, duke bërë që nga dita e anulimit të zbatohet kodi i mëparshëm

