(VIDEO) Mickoski: Unë kërkova që të ndërpriten pagesat e ipard 3

(VIDEO) Mickoski: Unë kërkova që të ndërpriten pagesat e ipard 3

Kryeministri Hristijan Mickoski ka mohuar se mjetet nga IPARD 3 janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura. Ai tha se hetimi po thellohet sepse ka informacione edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve. Mickoski tha se ka kërkuar që të bllokohet pagesa e parave nga IPARD, që të shihet deri ku kanë shkuar keqpërdorimet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Duhet të shohim deri ku shkojnë keqpërdorimet. Sepse informacionet fillestare flasin se kjo nuk është prej tani por disa vite me radhë është bërë kjo, kështu do të hetojmë gjithçka dhe çdonjëri që mendon se do të kalojë ashtu gënjehet. Do të përgjigjen të gjithë nga i pari deri te i fundit. Kush do që të jetë”.

Ministria e Financave të hënën kumtoi se përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, Maqedonia ka marrë vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Siç ishte sqaruar, Vendimi i tillë vijon pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kujtojmë se nga partia opozitare maqedonase LSDM, akuzojnë se programi IPARD 3 është pezulluar për shkak të mega skandalit të korrupsionit të qeverisë. Ata thonë se bujqit kanë mbetur pa mbështetjen e nevojshme, për shkak të korrupsionit, partishmërisë dhe paaftësisë së personelit të VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se siç thonë, ky mega skandal është një tregues i një sistemi korrupsioni dhe klientelizmi që shkatërron plotësisht besimin e qytetarëve në institucione.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING