(VIDEO) Snopçe: Nuk jemi bërë aspak pishman që kemi dalë nga Qeveria

(VIDEO) Snopçe: Nuk jemi bërë aspak pishman që kemi dalë nga Qeveria

Nuk jemi bërë aspak pishman që kemi dalë nga qeveria”. Kështu ka deklaruar Halil Snopçe në emisionin “Debat në Shenja”, i cili është deputet i Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit. Ai tha ASH, historikisht ka vepruar nga opozita. Sponçe madje drejtoi edhe një sërë kritikash për pushtetin aktual, duke shtuar se asnjë pikë nga marrëveshja që kanë pasur me VMRO-në, nuk është realizuar, e sidomos ai tha se është regresi i vendit për në Bashkimin Europian.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË

Pra pika e parë me insisitmin tonë, ka qen rrugëtimi europian. Shife, përpara se të hyjmë në qeveri me VLEN-in, shumë më tepër diskutoheshte për rrugëtimin europian, për ndryshimet kushtetuese, se sa pasi hyjnëm në qeveri. Pra, kryeminsitri, Mickoski kishte disa deklarata kategorike dhe vazhdonë me ato deklarata dhe ai është refuzues në këtë aspekt, por normalisht ne nuk mundemi të pranojmë, sepse ne kemi thënë, prespektiva e vetme e vendit është në BE”.

I pyetur për rezultatin e AKI-së në zgjedhjet e fundit lokale, Snopçe është shprehur i kënaqur, duke thënë se kandidati i partisë në Gostivar, Valbon Limani, ka marrë më tepër vota se çdo kandidat i VLEN-it në rrethin e parë.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË

Në të dyja komunat, Gostivar dhe Vrapçisht, ku mungonte censusi, nuk mund të thuash se Aleanca për Shqiptarët dhe AKI kanë humbur. Mos ta harrojmë, diferenca në Gostivar është më e thellë në krahasim me secilën komunë tjetër në Maqedoni, përveç Shkupit. Në Gostivar, Valbon Limani ka marrë më tepër vota se çdo kandidat të VLEN-it në rrethin e parë”.

Deputeti i ASH-së, tutje tha se votat e VMRO-DPMNE-së, kanë qen ata të cilat në disa komuna i kanë sjellë VLEN-it, fitoren, duke përmendur Çairin, Sarajin dhe Tetovën.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING