Snopçe: Azir Aliu pasqyron qasjen pa autonomi të VLEN-it
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit), Halil Snopçe, komentoi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaratën e Azir Aliut, duke e cilësuar si reflektim të qasjes së VLEN-it për vendimmarrje politike.
“Deklarata e Azir Aliut është në vazhdën e qasjes së VLEN-it. Në të kaluarën, lideri i partisë, së bashku me strukturat përkatëse, përcaktonte udhëheqësit dhe pozicionet. Në këtë kuadër, deklarata e Aliut tregon se si funksionojnë ata të VLEN-it: pa autonomi, dhe vendimet e tyre shpesh reflektojnë direkt atë që thotë Mickoski,” tha Snopçe. /SHENJA/

