Snopçe: Valbon Limani në Gostivar mori më shumë vota se çdo kandidat i VLEN-it në rrethin e parë

Snopçe: Valbon Limani në Gostivar mori më shumë vota se çdo kandidat i VLEN-it në rrethin e parë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit), Halil Snopçe, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kandidati i partisë në Gostivar, Valbon Limani, ka marrë më tepër vota se çdo kandidat i VLEN-it në rrethin e parë.

MARKETING

Description of image

“Në të dyja komunat, Gostivar dhe Vrapçisht, ku mungonte cenzusi, nuk mund të thuash se Aleanca për Shqiptarët dhe Aki kanë humbur. Mos ta harrojmë, diferenca në Gostivar është më e thellë në krahasim me secilën komunë tjetër në Maqedoni, përveç Shkupit. Në Gostivar, Valbon Limani ka marrë më tepër vota se çdo kandidat të VLEN-it në rrethin e parë,” deklaroi Snopçe. /SHENJA/

MARKETING