Dehari ia dorëzon postin Jovanovskit, Qyra merr detyrën në Strugë

Dehari ia dorëzon postin Jovanovskit, Qyra merr detyrën në Strugë

Sot në Komunën e Kërçovës, ish-kryetari Fatmir Dehari ia dorëzoi funksionin e kryetarit pasardhësit Aleksandar Jovanovski nga VMRO-DPMNE.

Jovanovski theksoi se do të punojë për një qeverisje lokale të hapur dhe bashkëpunuese, duke vlerësuar angazhimin e Deharit gjatë mandatit të tij.

Në Komunën e Strugës, kryetari i sapozgjedhur Mendi Qyra, kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN dhe VMRO-DPMNE, mori sot detyrën.

Ai njoftoi se vendimet e para si kryetar do të jenë shitja e veturës zyrtare dhe ndërprerja e kontratave të punës për personat që nuk paraqiten në vendin e punës.

MARKETING