(VIDEO) VMRO: Vendit i duhet një opozitë e fortë
VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë dorëheqjen e Venko Filipçes nën arsyetimin se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo një opozitë e udhëhequr nga Venko Filipçe.
Sipas partisë në pushtet, Filipçe e ka shkatërruar LSDM-në, për faj të Filipçes sipas VMRO-së, LSDM-ja sot është partia e tretë në nivel republikan kurse e pesta në nivel të Qytetit të Shkupit. Viktoria Andonovska nga VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja nuk duhet të humb kohë dhe se është koha e fundit që ato të reformohen.
VIKTORIA ANDONOVSKA – VMRO-DPMNE
“Reformat strukturore të cilat i paralajmëroi Filipçe në LSDM, nuk shihen askund edhe pse Filipçe bëri që LSDM-ja të jetë partia e tretë në nivel nacional dhe e pesta në nivel të qytetit të Shkupit. Është e qartë se me këto sjellje, LSDM-ja po e thellon edhe më shumë krizën e saj politike. Mungesa e idesë dhe çorientimi është i dukshëm dhe më tepër po i përçan themelet e saja veçmë të krisur. Është afati i fundit që LSDM-ja të reformohet”
Dorëheqjen e Filipçes VMRO-DPMNE-ja e kërkoi edhe dje. Nga kjo parti shtojnë se pa heqjen e dyshes Filipçe-Zaev, nuk ka reforma të mirëfillta në partinë opozitare. Këto kërkesa të VMRO-së vijnë pasi LSDM-ja në zgjedhjet e fundit lokale fitoi vetëm në gjashtë komuna.
Mevludin Imeri /SHENJA/

