Vazhdojnë aktivitetet e pastrimit të shtratit të lumit Vardar nga NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup

Vazhdojnë aktivitetet e pastrimit të shtratit të lumit Vardar nga NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup

Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup njofton se aktivitetet për pastrimin e shtratit të lumit Vardar vazhdojnë intensivisht.

“Ekipet tona edhe sot janë aktive në pastrimin e lumit Vardar. Po largohen ambalazhet plastike dhe mbeturinat e grumbulluara, ndërsa me ekskavatorë dhe mekanizma të tjerë po përpunohen materiali i rëndë dhe dheu i akumuluar në pjesën qendrore të kejit”, theksojnë nga Ndërmarrja në një postim në Facebook.

Sipas njoftimit, në këtë aksion për pastrimin e Qytetit të Shkupit janë përfshirë të gjitha ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica”, duke përdorur të gjithë mekanizimin dhe kapacitetet e punës në dispozicion. Ndërmarrja siguron se pastrimi i kejit të lumit Vardar do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të punës.

MARKETING